Kristjan Asllani zhvilloi një paraqitje mjaft pozitive në duelin ndaj Feyenoord në Champions League. Inter mposhti 2-0 holandezët në Roterdam dhe mesfushori shqiptar u aktivizua titullar.
Asllani qëndroi në fushë 81 minuta përpara se të zëvendësohej nga Çalhanoglu, shkruan A2.
Shqiptari regjistroi edhe një gjuajtje në portë me goditje dënimi që u prit me vështirësi nga portieri i ekipit holandez. Mesfushori shqiptar fitoi gjithashtu të 3 duelet me kundërshtarët si dhe kompletoi 50 pasime të sakta nga 52 në total. (A2 Televizion)