United dhe Sociedad “në paqe”, fitojnë Roma dhe Lazio

Nga Dea Kozma
7 Mars 2025, 10:43 | Futboll

United dhe Sociedad “në paqe”, fitojnë Roma dhe Lazio

Mbrëmjen e të enjtes u luajtën dhe ndeshjet e para të fazës së 1/8 në Europa League. Një nga ndeshjet më të bukura ishte ajo mes Sociedadit dhe Manchester United ku në fund nuk kishte një fitues dhe gjithçka përfundoi me shifrat 1-1.

Zirkze kaloi në avantazh djajtë e kuq në minutën e 57 por United nuk arriti ta mbajë epërsinë deri në fund Një prekje e topit me dore nga Bruno Fernandes bëri që arbitri të bënte me shenjë nga penalltia aty ku Oyarzabal nuk fali dhe barazoi rezultatin. Të dy ekipet do të presin ndeshjen e kthimit për të vendosur cila prej tyre do të marri një biletë në çerekfinalen e Europa League.

Në anën tjetër Fenerbahce u mposht 3-1 nga Rangers në shtëpi. Fantazisti i kombëtares shqiptare Nedim Bajrami nuk u preferua nga trajneri Ferguson duke qëndruar në stol për 90 minuta.

Roma fitoi  2-1 në Olimpiko kundër Athletic Bilbao. Pjesa e parë ishte e mirë për verdhekuqtë me Dibalën që goditi dhe  traversën. Në fillim e të dytës Roma u ndëshkua nga Inaki Williams. Megjithatë, Angelino barazoi shpejt ndërsa në fund ,kryeqytetasit bënë dhe përmbysjen e madhe me  Shomurodov që realizoi golin e fitores.

Lazio fitoi 2-1 ndaj Viktoria Plzen pse luajti me 9 lojtarë pas dy kartonëve të kuq. Romagnoli zhbllokoi shifrat në minutën e 18 ndërsa vendasit barazuan në minutën e 53′. Megjithatë, Lazio nuk u dorëzua deri  në minutat e fundit dhe arriti të shënojë me Isaksen.

Tottenham u mund miniamalisht në fushën e AZ Alkmaar. Anglezët ishin të pafat në minutën e 18, Bergvall realizoi një autogol. Deri në fund londinezët u përpoqën për të ndryshuar rezultatin por asnjë prej goditjeve nuk shkoi brenda në kuadrat.

Në takimet e tjera, Bodo Glimt fitoi 3-0 ndaj Olimpiakos, Ajaks u mund 1-2 nga Frankfurt ndërsa Lyon fiton  3-1 kundër Steaua e Bukuresht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos