Fitore me peshë në shtëpi, Bylisi "zhyt" Teutën

Nga A2 CNN
6 Mars 2025, 17:45 | Futboll

Fitore me peshë në shtëpi, Bylisi "zhyt" Teutën

Bylisi mposhti Teutën me rezultatin 1-0 në javën e 28 të Kategorisë Superiore. Ndeshja e zhvilluar në Ballsh u vendos nga goli i Malomos, shkruan A2.

Vendasit patën në kontroll sfidën. Edhe pse miqtë patën rastet e tyre të shënimit, portieri i vendasve u tregua i vëmendshëm duke ruajtur të paprekur portën e tij.

Me këtë fitore të rëndësishme, skuadra e Mezanit mban vendin e gjashtë, me po aq pikë sa Laçi. Teuta e Hodos mbetet në vendin e tetë aktualisht, me 3 pikë më pak se bardhezinjtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos