Kur do të rikthehet në fushë Armando Broja? Flet trajneri i Everton

Nga A2 CNN
13 Shtator 2024, 15:05 | Futboll

Kur do të rikthehet në fushë Armando Broja? Flet trajneri i

Everton e ka nisur këtë sezon në Premier League me një krizë të rëndë lëndimesh, që kanë ndikuar edhe në tre ndeshjet e para në Premier League.

Dhjetë gola të pësuar në tre ndeshje përbëjnë një statistikë të hidhur, ndërsa e radhës do të jetë ndeshja me Aston Villa në Birmingam.

Gjërat nuk po bëhen më të thjeshta për “The Toffees”, pasi tekniku Sean Dyche ka njoftuar në konferencën për mediat para ndeshjes, se dy blerjet e reja, Armando Broja dhe Orel Mangala do të vijojnë të mbeten jashtë fushe ashtu si  Seamus Coleman, Jarrad Branthëaite dhe Nathan Patterson.

“Armando do të qëndrojë për pak kohë jashtë. Unë mendoj se të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë situatë. Ai ka një lëndim që do të zgjasë për pak kohë”, tha Dyche, raporton A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos