Superkompjuteri “tregon” ekipin që fiton Champions

Nga Erald Kodhelaj
13 Shtator 2024, 13:27 | Futboll

Superkompjuteri “tregon” ekipin që fiton Champions

Edhe pse formula e Champions League ndryshoi, favoritët mbeten të njëjtët. Sipas superkompjuterit të Opta-s, që analizon miliona të dhëna që lidhen me skuadrat dhe lojtarët, edhe këtë vit në garën për trofeun do të jenë skuadrat që kanë dominuar edicionet e fundit.

Manchester City vlerësohet si skuadra favorite për të triumfuar në Champions, i ndjekur nga Reali i Madridit. Në vendin e tretë, sipas statistikave, pozicionohet Interi. Sipas Opta-s, programit që analizon ecurinë e kaluar, përballjet, apo statistikat e skuadrave në sulm dhe në mbrojtje, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka 25,3% shanse të marrë trofeun, siç raporton A2.

Shanset që City të luajë në finale janë 39,9%, ndërsa kualifikimi në gjysmëfinale 55%. Për Realin e drejtuar nga Carlo Ancelotti, kampion në fuqi i Europës, shanset për fitimin e Champions janë 18,2%. Ndërkohë, Interi 10,9% mundësi të ketë sukses.

Skuadrat e tjera janë më të distancuara. Arsenali ka vetëm 6,4 përqind, më tej vijnë Bayer Leverkusen, Barcelona, Liverpool, Bayern Munchen dhe Paris Saint Germain, të dyja në kuotën 4,1%. Statistikat konfirmojnë dominimin e anglezëve, me tre skuadra në vendet e para, të ndjekura nga spanjollet dhe gjermanet që kanë dy ekipe.

Përveç Interit, skuadrat e tjera italiane kanë shanse fare minimale, me Atalantën që pozicionohet përpara Juventusit, Milanit dhe Bolonjës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos