Ilir Daja është rikthyer me një barazim spektakolar te Dinamo, 2-2 ndaj Partizanit në transfertë. “Nëndetësja”, e drejtuar tashmë nga Daja, kaloi në avantazh që në minutën e 5 me Itodon, ndërsa Partizani barazoi rezultatin në minutën e 33-të.
Dinamo krijoi më shumë në pjesën e dytë, ndërsa dy golat u shënuan në shtesë, fillimisht Rrapaj për Partizanin dhe në fund Vila.
Në ndeshjen tjetër të javës së katërt të Kategorisë Superiore, Elbasani fitoi minimalisht 1-0 ndaj Laçit në Elbasan Arena.
Pas javës së katërt, Elbasani, Partizani, Vllaznia dhe Egnatia, ndajnë vendin e parë me nga 7 pikë. (A2 Televizion)