Surpriza dhuroi dhe La liga në javën e 24-t. Real Madrid u befasua nga Osasuna teksa u ndal në barazim 1-1 dhe tani rrezikon dhe kreun e renditjes.Pas përmbysjes që i bën City në Champions League, këtë herë galaktikët ishin larg pritshmërive duke bërë një hap fals në garën për titullin kampion.
Madrilenët kaluan në avantazh me Mbappe në minutën e 15-të. Gjërat për Realin u vështirësuan kur Bellingham në fundin e pjesës së parë la Realin me dhjetë lojtarë në fushë. Nga kjo përfitoi Osasuna që në pjesën e dytë barazoi me penalltinë e kthyer në gol nga Ante Budimir.
Pas kësaj ndeshje, Real Madrid me 51 pikë ndodhet për momentin në vendin e parë, ndjekur nga Atletico Madrid që nuk përfitoi dot nga barazimi i rivalëve dhe u ndal nga Celta Vigo . Që në minutën e shtatë Pablo Barrios u ndëhskua me të kuq dhe la Atletikon me 10 lojtarë. Në pjesnë e dytë, miqtë zhbllokuan shifrat me Aspas nga pika e bardhe e 11 metërshit. Megjithatë madrilenët nuk u dorëzuan dhe Aleksandër Sorlot pak minuta më vonë vendosi baraspeshën.
Tani Barcelona kërkon tri pikë të hënën kundër Rajo Vallecanos për të marrë vendin e parë në La Liga. Momentalisht në krye është Reali me 51 pikë, 1 më shumë se Atletiko dhe tre larg Barcelonës së vendit të tretë. (A2 Televizion)