Pas rekordeve të arritura, zyrtarizimit si kampionët e rinj të Gjermanisë, tani Aspirinat kërkojnë të bëjnë për vetë një tjetër trofe.
Fitorja 2-0 në ndeshjen e parë në Olimpico bëri që Leverkusen të hedhë një hap të sigurt në finalen e madhe megjithatë Roma nuk ka çfarë të humbë dhe synon të shkojë në një finale europiane për vitin e tretë radhazi.
Ekipi i De Rossit nuk po kalon formën më të mirë pasi tani rrezikon dhe vendin e pestë në kampionat për këtë arsye kjo ndeshje sot mund të konsiderohet dhe si një finale sezoni për italianët.
Takimi do të nis si zakonisht në orën 21:00. (A2 Televizion)