Liverpooli bëri detyrën këtë javë pasi mundi 2-1 me përmbysje Brighton më stadiumin Anfield. The Reds u befasuan që në fillim pasi u ndëshkuan në minutën e dytë me Dani Wellback.
Megjithatë reagimi i skuadrës së Jurgen Klopp erdhi shumë shpejt. Ishte Luiz Diaz që vendosi barazpeshën pas një topi që mori në zonë.
Edhe pas kësaj, Liverpool kishte shumë mundësi për të përmbysur rezultatin vecanërishte me Darvin Nunez por goli i avantazhit erdhi vetëm në pjesën e dytë me egjiptianin Muhamed Salah.
Kaq mjaftoi që The Reds të siguronin 3 pikë të rëndësishme në garën për titullin kampion në Premier League.
Aktualisht kryesojnë me 67 pikë, 2 më shumë se Arsenal dhe 3 nga kampionët në fuqi të Manchester City.
(A2 Televizion)