“Si mund t’i lesh Tifozët Kuq e Zi jashtë”, denoncon gazetarja: Kishte agjenci që shisnin bileta përpara shortit

Nga A2 CNN
5 Qershor 2025, 21:35 | Futboll

“Si mund t’i lesh Tifozët Kuq e Zi jashtë”, denoncon

Shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi, shorti elektronik, dhe përfundimi i tyre në tregun e zi ishte pjesë e diskutimit në Debat, tashmë që kjo çështje është rikthyer edhe njëherë fuqishëm në opinionin publik në prag të kësaj përballje të rëndësishme.

Sipas gazetares Enkelejda Zeko ka një skemë për shpërndarjen e biletave të futbollit në takime kaq të rëndësishme, të cilën autoritetet e drejtësisë mund ta zbulojnë thjesht fare duke parë që agjenci të ndryshme reklamojnë shitjen e tyre përpara se të dalin në treg.

Zeko kritikoi dhe vendimin e FSHF për të lënë jashtë stadiumit Kuq e Zi, të cilët këtë herë kanë zgjedhur ta ndjekin ndeshjen përpara Piramidës.

“Si ka mundësi që përzgjedhja është bërë në mënyrë elektronike që e ka marrë nga UEFA dhe FIFA, që mua më duket e habitshme që në një ndeshje të kombëtares, kur ka ndjenjë, të bëhet një seleksionim i tillë. Por nuk mund të përjashtohen ata që e kanë ndjekur kombëtaren në ditët më të vështira. Si ka mundësi që persona apo agjenci kanë bileta përpara shortit dhe i shesin në tregun e zi. Këto çmime të çmendura që shumë i justifikojnë se ndodhin dhe në botë. Në Shqipëri rroga minimale është 400 euro.

Si mund të shitet një biletë në këto shifra dhe më vjen për të qeshur kur kapen 2-3 persona. Ky është një deviacion për të shmangur skemën e mashtrimit me biletat. Është një skemë. Kush mund të ketë bileta përpara përveç FSHF. Kam të dhëna se po t’i kërkosh këto agjenci turistike, do t’i shohësh kush është pronari dhe lidhjet e tyre. Po të dojë SPAK e gjen. Si është e mundur që të lesh jashtë në një ndeshje të tillë Tifozët Kuq e Zi dhe i fut në short”, tha Zeko në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos