Kosova kthehet në fushë me Islandën, pas fitores 2 me 1 në Prishtinë. Dardanët luajnë ndeshjen e kthimit në play-off të Nations League, me objektivin që të sigurojnë ngjitjen në Ligën B.
Ata nisen nga avantazhi i rëndësishëm i sfidës së parë, falë golave të Dellova-s dhe Rexhbeca-s. Kosova luan për dy nga tre rezultate të mundshme, teksa edhe barazimi do ti mjaftonte që të festonte.
Problem janë mungesat, ku përveç pezullimit të kapitenit Valon Berisha, Zhegrova është i dëmtuar, ndërsa nga ekipi janë larguar edhe Muriç dhe Rudhani.
Ndeshja Islandë-Kosovë luhet sot në orën 18:00 në Mursia të Spanjës. (A2 Televizion)