Marrëveshje historike, Interi gjen sponsorin e ri, përfiton 30 mln euro në sezon

Nga A2 CNN
1 Korrik 2024, 12:23 | Futboll
Marrëveshje historike, Interi gjen sponsorin e ri, përfiton 30 mln

Betsson Sport do të jetë partneri i ri zyrtar i Interit me logon e kompanisë që do të shfaqet në fanellën e zikaltërve tashmë që do të ketë edhe yllin e dytë në gjoks. Betsson Sport do të zërë vendin e Paramount+ për katër vitet e ardhshme në një bashkëpunim që do t'i sjellë Interit të ardhura më të mëdha.

Sipas zërave, nga marrëveshja në arkat e zikaltërve do të depozitohen rreth 30 milionë euro në sezon. Partneri i ri i ka paguar klubit një paradhënie prej 14 milionë eurosh javët e fundit.

Njoftimi është bërë me një njoftim për shtyp të publikuar në kanalet zyrtare të klubit zikaltër.

“Tani është zyrtare, Betsson Sport do të jetë sponsori i ri kryesor i Interit. Për katër vitet e ardhshme marka sportive e informacionit argëtues do të jetë e pranishme në fanellën zikaltër. Si dëshmi konkrete e marrëveshjes më të madhe të sponsorizimit të fanellave në historinë e klubit, Betsson Sport ka zgjedhur të lidhet me Zikaltërit, duke njohur vlerat e ambicies dhe përkushtimit të palodhshëm që karakterizojnë Interin si brenda ashtu edhe jashtë fushës."

Për marrëveshjen e re ka folur edhe CEO i Korporatës së FC Internazionale Milano, Alessandro Antonello i cili tha se "jemi të lumtur të mirëpresim Betsson Sport në familjen e partnerëve zikaltër falë kësaj marrëveshjeje historike , e cila sheh logon e tyre të pozicionuar në pjesën e përparme të fanellave të reja të klubit tonë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos