Marshimi paqësor, tifozët kuq e zi protestë në Federatën e Futbollit

Nga A2 CNN
24 Mars 2025, 23:17 | Futboll

Të gjithë të veshur me të zeza dhe në heshtje. 

Krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ti shohim, Tifozët Kuqezi e nisën marshimin e tyre, duke u ndalur fillimisht në ambientet e Federatës së Futbollit.

Të shoqëruar nga policia, që garantoi bllokimin e përkohshëm të rrugës, në qetësi vendosën banerin kundër zhvillimit të Euro 2027 për përfaqësueset e 21-vjeçarëve si bashkëorganizatorë me Serbinë. 

Aty shkruhej “Dejmtë e zgjedhur të Arbërisë, kundër pazarave në emër të Shqipërisë”. 

Pas brohoritjeve, nisi edhe marshimi drejt stadiumit. Me thirrje te zakonshme, këngët dhe flakadanët, Tifozët Kuq e Zi çanë trafikun e Tiranës, përtë zënë vendin e tyre në tribunë. Atje ku kanë qenë gjithmonë, mbrapa portës veriore, pavarësisht se federata vendosi të mos shesë bileta për grupimet.

E ndërsa grupimi më i madh i organizuar i tifozëve nga mbarë trojet shqiptare shkonte drejt stadiumit për ndeshjen e Shqipërisë me Andorrën, rojet e sigurisë në federatë nxituan të largonin menjëherë banerin e protestës së tyre paqësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos