Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho është shfaqur i kënaqur me fitoren që djemtë e tij morën ndaj Andorrës me rezultatin 3-0, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026.
I pyetur nga gazetarët, tekniku brazilian u shpreh se kuqezinjve u nevojitej ky 3 pikësh, teksa komentoi dhe lojën e ekipit, ku nuk la pa bërë elozhe për afrimet e reja dhe pjesën e sulmit.
“Jam i kënaqur me këtë fitore. Djemtë e meritonin këtë fitore për të hyrë në garë. Kishim nevojë. Bëmë disa ndryshime të skemave dhe arritëm të fitonim. Varet nga gara për ndryshimet në fushën e lojës. Mendoj se kur bën shumë ndërrime duket sikur ndërron e çorganizojnë lojën. Broja është një lojtar i fortë. I ka të gjitha. Mund ta shohim në të dy krahët, varet nga kundërshtari. Nëse arrijmë një ekuilibër në skuadër ai mund të bëjë më shumë, siç bëri dhe me Anglinë”, tha Sylvinho. (A2 Televizion)