
Katër persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qendër të Podujevës të enjten pasdite. Ata po marrin trajtim mjekësor në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se hetimet tregojnë se të dyshuarit kanë lidhje familjare, konkretisht bëhet fjalë për nip dhe dajë, ndërsa motivi i dyshuar i përleshjes lidhet me një mosmarrëveshje të mëhershme, raporton Koha.
Sipas organit të akuzës, personat e përfshirë dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrasja e rëndë në tentativë”. (A2 Televizion)