“I zënë derën FSHF-së”, Tifozët kuqezi marshim protestë para ndeshjes me Andorrës

Nga A2 CNN
24 Mars 2025, 18:48 | Futboll

“I zënë derën FSHF-së”, Tifozët kuqezi

Rreth dy orë para ndeshjes me Andorrën në Arenën Kombëtare, grupimi Tifozat Kuqezi është drejtuar për në stadium, por këtë herë rruga ishte e ndryshme.

Ata janë ndalur përpara godinës së Federatës Shqiptare të Futbollit për të protestuar kundër këtij institucioni pasi nuk kanë arritur të marrin bileta për herë të parë pas 21 vitesh.

Ata vendosën disa banderola në rrethimin e godinës, ndërsa të bashkuar si gjithmonë, ju drejtuan stadiumit Arena Kombëtare, aty ku do të jenë të parë në mbështetje të djemve kuqezi në këtë përballje të dytë eliminatore për Kupën e Botës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos