Në Kolumbi mund të ndodhi çdo gjë e jashtëligjshme, por ajo që tifozët në stadium dhe ata nga ekrani panë në ndeshjen e futbollit mes Atlético Nacional dhe Independiente Medellín, ishte e paprecedentë.
Mesfushori uruguaian i Atletico Nacional, Pablo Zeppelin, u lëndua pasi një tifoz nga tribuna hodhi një thikë në drejtim të tij, teksa futbollisti po realizonte një goditje këndi në ndeshjen e kampionatit vendas.
Incidenti u regjistrua në minutën e ’93 të sfidës, kur rezultati ishte 2-2. Zeppelini mori një thikë në kokë, por fatmirësisht mjeti i mprehtë nuk ka rënë në anë të tehut, duke i shkaktuar vetëm një lëndim të lehtë.
Le tiraron una NAVAJA a Ceppelini !!#FútbolEnPaz @AlcaldiadeMed @Dimayor pic.twitter.com/NPwSLSZtXi
— DATOS NACIONAL (@datosnacional) April 22, 2024
Ndeshja u ndërpre përkohësisht, por vazhdoi, me të dyja skuadrat që i mbyllën sekondat e mbetura në barazim.
“Kam një enjtje në kokë, dhemb paksa. Kam pasur pak gjakderdhje, por është diçka serioze që kërkon qepje. Mos u shqetësoni, këto gjëra ndodhin në futboll”, tha futbollisti për mediat pas ndeshjes. (A2 Televizion)