Shqipëri–Serbi me armatim të rëndë, orë ankthi në Tiranë

Nga Ervin Koçi
7 Qershor 2025, 09:11 | Futboll

Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet në Arenën Kombëtare në prag të ndeshjes me Serbinë. Lajmi i mirë për trajnerin Silvinjo është se i ka të gjithë lojtarët në dispozicion.

Në konferencën për shtyp trajneri i kombëtares shqiptare nuk ia mohoi vlerat lojtarëve kundërshtar, por sipas tij, edhe kuqezinjtë janë në të njëjtat nivele. 

Nëse kreu i pankinës kuqezi ishte më diplomat në përgjigje, homologu serb i dha një ultimatum të tijve, por duke respektuar edhe mikpritjen shqiptare. 

Tensioni në këtë ndeshje futbolli është mëse i pranishëm.

Ndonëse tifozeria serbe është e ndaluar në stadium, një provokim paraprak për kuqezinjtë shkoi nga gazetarët e Beogradit ndaj kapitenit të kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, por nuk morën përgjigjen që ndoshta kishin menduar. 

Dueli Shqipëri-Serbi, i vlefshëm për fazën eliminatore për Botërorin 2026, do të luhet këtë të shtunë në orën 20:45 në Arenën Kombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos