Champions League do të luajë ndeshjet e kthimit në fazën play off. Milani dhe Atalanta kanë të njëjtin objektiv: të përmbysin humbjet epara të dhe kualifikohen në 1/8.
Pas disfatës në Rotterdam, kuqezinjtë e Conceiçao presin Feyenoord-in në “San Siro”. Për të vazhduar më tej nevojitet të paktën fitore2-0. Nëse misioni realizohet, në fazën tjetër i pret Interi ose Arsenali.
“Do të jetë një ndeshje ndryshe. 80 mijë tifozë në stadium, plus ata nga e gjithë bota, do të ndihmojnë ta shtyjnë ekipin përpara. Jam fitues, dëshiroj të sjell rezultate të larta dhe të bëjmë diçka që do të mbetet në histori. Luajmë një finale. Jemi Milani dhe duhet të vazhdojmë të marrim rezultate e të shkruajmë historinë”, u shpreh Ibrahimoviç.
Objektiv për të përmbysur humbjen 2-1 në fushën e Club Brugges ka edhe Atalanta e Gjimshitit. Rikthimi i emrave si Lookman, De Roon, Ederson, Ruggeri, De Ketelaere apo Pasalic jep optimizëm.
“Pavarësisht penalltisë së dyshimtë në ndeshjen e parë, e cila rezultoi vendimtare në humbjen tonë, nuk mund të mendojmë më për atë që ndodhi. Duhet të jemi gati për këtë duel të dytë. Do të provojmë ta sigurojmë fitoren sa më shpejt”, u shpreh Gian Pierogasperini.
Në ndeshjet e tjera, Bayern niset nga fitorja 2-1 përballë Celtic. Avantazhi është pozitiv, por nuk jep garanci maksimale. Monaco do të provojë të përmbysë humbjen 1-0 përballë Benficas, edhe pse luan jashtë fushe. (A2 Televizion)
Milan e Atalanta kërkojnë përmbysjen, Bayern pret Celtic
