Juventus fiton derbin e Italisë. Bardhezinjtë mundën 1-0 Interin në Alianz Stadium që ishte pushtuar me emocione dhe spektakël që në fillim.
Në pjesën e parë zikaltrit tentuan disa hërë portën e Di Gregorios por ky i fundit tregoi mjaft mirë aftësitë e tij. Rastin më të mirë e kishte Dumfries, por goditja e tij u ndal në shtyllë, teksa Lautaro Martinez nuk përmbushi pritshmëritë e tifozëve.
Në fraksionin e dytë, bardhezinjtë rritën presionin dhe ishte Conceicao që një minutën e 74' pas kombinimi të bukur me Kolo Muani tundi rrjetën e Sommer.
Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për Juventusit mes kampionatit dhe Championsit ndërkaq zhgënjim ka te Interi që kishte mundësinë e artë për të marrë kreun, por plani i Simone Inzaghit nuk funksionojë si duhet.
Pas kësaj ndeshje, Juventus barazon Lazion me 46 pikë në vendin e katërt dhe mban zikaltrit pas Napolit në krye të tabelës.
Fitore regjistroi dhe Roma që mundi 1-0 Parmën në transfertë. Një gol i Matias Soule i mjaftoi kryeqytetasve italian për ti marrë maksimumin sfidës. Pas javës së 25, verdhekuqtë janë në kuotën e 37 pikëve, në vendin e 9 në kampionat. (A2 Televizion)