Real mund me vështirësi Almerian, fitojnë Barcelona e Girona

Nga A2 CNN
22 Janar 2024, 12:10 | Futboll

Real mund me vështirësi Almerian, fitojnë Barcelona e Girona

Spektakël, gola, polemika, por në fund festa është madrilene. Real Madrid mundi mes shumë vështirësish Almerian, ekipin që pozicionohet në fundit e klasifikimit në La Liga.

Një ndeshje që nisi e çmendur dhe si një ëndërr për Almerian, por nuk përfundoi e tilllë. Që në minutën e parë miqtë kaluan në avantazh me Ramazani ndërsa në fundin e pjesës së parë Gonzalez dyfishoi shifrat.

Megjithatë, Real nuk u dorëzua dhe ngushtoi diferencat me Bellingham nga pika e bardhe e 11 metërshit.

Almeria befasoi sërish me Aribas, por arbitroi anuloi golin pas një faulli. Madrilenët ishin të gjithë në sulm dhe pas shumë tentativash, Tchouaméni shërbeu për Vinicius Jr, me brazilainin që nuk gaboi dhe dërgoi topin në rrjetë.

Mirëpo emocionet e kësaj ndeshje nuk mbaruan me kaq. Bellingham shënoi në minutën e 77, por pas verifikimit dhe me sistemin VAR, festa u anulua për pozicion jashtë loje. Goli i përmbysjes erdhi vetëm në minutën e 99 kur Karvahal mposhti portierin dhe siguroi fitoren Real Madridit. 

Edhe në ndeshjen tjetër, Barcelona bëri detyrën teksa mposhti 4-2 Real Betis. Torres zhbllokoi rezultatin me penalltia. Në fundin e pjesës së parë, firmen e la dhe Lewandowski, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Me fillimin e pjesës së dytë, ishte sërish Torres që cofi shifrat në 2-0 . Por Betis nuk u dorëzua dhe me dy gola të shpejt të Iscos vendosi rihapi llogaritë. Katalanasit e gjetën fitoren vetëm në fund të ndeshjes me dy gola , Joao Felix fillimisht dhe me pas Torres që shënoi dhe golin e tretë personal mbylli 90 minuta me rezultatin final 4-2. 

Edhe Girona nuk kishte mëshirë ndaj Sevillas dhe e mundi atë 5-1. Miqtë e nisën më mirë sfidën teksa shënuan me Romeron derisa supriza Girona u zgjua. Dovbyk me 3 gola përmbysi rezultatin që në pjesën e parë. Me fillimin e pjesës së dytë, gjithçka u bë më e lehtë për ekipin e Gironës.

Tsygankov dhe me pas Christian Stuani vulosën fitoren 5-1 të Gironës që mban vendin e parë me 52 pikë, 1 më shumë se Real Madrid, por madrilenët kanë një ndeshje më pak. Ndërsa Barcelona pozicionohet në vendin e tretë me 44 pikë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos