Milani zgjedh trajnerin e ri, vendoset data e firmës

Nga A2 CNN
27 Maj 2024, 18:16 | Futboll

Milani zgjedh trajnerin e ri, vendoset data e firmës

Paulo Fonseca do të jetë zëvendësuesi i Stefano Piolit në pankinën e Milanit.

Sipas mediave italiane, firmosja e kontratës dhe zyrtarizimi i trajnerit të Lille te kuqezinjtë pritet të ndodhë pas pak ditësh.

Më saktësisht, pasi ekipi të kthehet nga Australia, aty ku Milani do të zhvillojë ndeshje miqësore me ish-skuadrën e trajnerit portugez, Romën.

Ndeshja është caktuar që të luhet në 31 maj, kështu që në ditët e para të qershorit 51-vjeçari Paulo Fonseca do të firmosë me klubin e tij të ri, Milanin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos