Momente paniku, Carlos Tevez ndjen shtrëngim në gjoks dhe shtrohet në spital

Nga A2 CNN
24 Prill 2024, 17:10 | Futboll

Momente paniku, Carlos Tevez ndjen shtrëngim në gjoks dhe shtrohet

Momente paniku për Carlos Tevez! 40-vjeçari e ka kaluar natën në një klinikë në Buenos Aires pasi ka ndjerë një shtrëngim të fortë në gjoks.

Menjëherë ish-futbollisti ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe pas disa qetësuesve, gjendja e tij u stabilizua.

Siç raportohet nga mediat lokale, Tevez ka kryer dhe disa teste mjekësore në mëngjes dhe rezultatet ishin të kënaqshëm.

Sipas stafit mjekësor, shkaku kryesor i kësaj gjendje ishte stresi i tepërt që Tevez kishte akumuluar për një kohë të gjatë ndërsa vetë futbollisti ende nuk ka bërë një koment të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos