Juventus mundet 2-1 nga Lazio në Olimpico, por siguron finalen e Kupës së Italisë, pas suksesit 2-0 në Torino.
Në mundësinë e parë, kryeqytetasit kaluan në avantazh me Castellanos që realizoi me kokë pas 12 minutash lojë. Nga ana tjetër Vlahovic kishte shansin e artë për të barazuar shifrat, por gjithçka u ndal në momentin final.
Në pjesën e dytë, Lazio shtoi dhe më shumë forcat dhe dyfishoi shifrat me të njëjtin protagonist Valentin Castellanos.
Megjithatë në momentin më të mirë, Milik la dhe firmën e tij dhe i dhuroi një biletë Juventusit në finalen e Kupës.
Zonja e Vjetër kalon më tej pas fitores 2-0 në ndeshjen në Torino ndërsa Lazio i jep këtu lamtumirën trofeut. (A2 Televizion)