Interesimi nga Spanja, Celta Vigo nis ofensivën për Armando Brojën

Nga Erald Kodhelaj
23 Mars 2025, 17:34 | Futboll

Interesimi nga Spanja, Celta Vigo nis ofensivën për Armando

Armando Broja mund ta vazhdojë karrierën në Spanjë. Për shërbimet e sulmuesit shqiptar interesohet një skuadër e mirënjohur si Celta Vigo.

23-vjeçari është në pronësi të Çelsit dhe në këtë sezon u huazua te Evertoni. Dëmtimi i dytë i gjatë në dy vitet e fundit e komplikoi aventurën e tij te ekipi nga Liverpuli, që nuk mendon ta blejë, teksa edhe te Çelsi është në listën e shitjes.

Nga situata e krijuar kërkon të përfitojë Celta Vigo, që kërkon një sulmues me tiparet e kuqeziut për tu përforcuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos