Hapet edhe një pikë fizike, 16 mijë bileta të shitura për kombëtaren

Nga A2 CNN
24 Mars 2025, 18:15 | Futboll

Hapet edhe një pikë fizike, 16 mijë bileta të shitura

Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga ndeshja e parë në shtëpi e Kombëtares, në Arenën Kombëtare është konfirmuar se do të jenë të paktën 16 mijë spektatorë.

Kjo është shifra e biletave të shitura deri pak orë përpara ndeshjes. Rreth pesë mijë biletat e mbetura janë ende në treg, me federatën që vendosi të hapë edhe një pikë fizike pranë stadiumit, për herë të parë pas shumë muajve.

Gjithsesi, ndaj Andorrës tifozët do të jenë aty dhe do ta bëjnë mbështetjen e tyre për Kombëtaren të ndihet, duke krijuar sërish atmosferë elektrizuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos