Alliu: Berisha është zero në lojën me këmbë

Nga A2 CNN
4 Tetor 2026, 22:42 | Futboll

“Berishën e dinë të gjithë që në lojën me këmbë është zero”.

Kjo ishte deklarata e ish-futbollistit të Kombëtares, Ilirjan Alliu, në studion e “Mega Sport” nga Altin Sulçe, në A2CNN.

“Të marrësh përsipër të japësh një top vertical, mes dy sulmuesve kundërshtarë, në qendër të fushës, duhet të kesh teknikë të lartë, qetësi absolute dhe të jesh portier i jashtëzakonshëm me këmbë. Portierët e pasigurtë duhet të luajnë anësore, ku nuk ka rrezik. Berisha dha dy sinjale me largime konfuze topi deri në minutën e 15”, tha Alliu.

Më tej, ai shtoi se pasi dha pasimin gabim, Berisha bëri gafën e dytë duke e lënë ekipin me 10 lojtarë.

“Berisha nuk e luan dot topin me këmbë, nuk e ka cilësinë për ta bërë atë lojë. U ngarkua për 15 minuta me disa pasime mbrapa dhe nën presion bëri gafën. Unë quaj gabim të atyre që e fusin në fushë, edhe ta masakrosh portierin në këtë rast nuk është e drejtë”, shtoi më tej Alliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos