
Një humbje e dyfishë në Finladë, jo vetëm me gola por edhen renditjen e tabelës. Kuq e zinjtë u mposhtëm 2 me 1 përballë Finlandës në Helsinki, një rezultat i cili u vendos përshkak të episodeve.
Ndeshja nisi mjaft mirë për kombëtaren shqiptare ku Manaj shënoi në minutën e katërt duke kaluar kuqezinjtë në avantazh. Por në minutën e 22, Etrit Berisha, u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli jashtë zone.
Walta ekzekutoi një goditje dënimi modeste, por topi i shpëtoi nga duart Alen Sherrit dhe përfundoi në rrjetë duke barazuar ndeshjen.
Në pjesën e dytë, Shqipëria tentoi të bënte diçka më shumë, por u ndëshkua sërish me një gol nga goditja e dënimit nga Walta, ku sërish Sherri mund të kishte bërë më shumë.
Shqipëria rikthehet të martën në shtëpi, ku pret San Marinon, për ndeshjen e katërt të grupit 1 në Ligën C. (A2 Televizion)