Shqipëria mundet në Finlandë, humbet edhe vendin e parë në grup

Nga A2 CNN
3 Tetor 2026, 16:59 | Futboll

Shqipëria mundet në Finlandë, humbet edhe vendin e parë

Shqipëria është mundur 2-1 në Finlandë në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Nations League, duke humbur edhe vendin e parë në grup, raporton A2 CNN.

Kuqezinjtë u ndëshkuan dy herë nga goditje standarde, ndërkohë që luajtën pjesën më të madhe të takimit me 10 lojtarë.

Rey Manaj realizoi një gol të bukur me kokë që në minutën e 4’, duke i dhënë epërsinë e përkohshme kuqezinjve. Por në të 22’ Etrit Berisha u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje në kufijtë e zonës.

Menjëherë më pas Walta ekzekutoi një goditje dënimi modeste, por topi i shpëtoi nga duart Alen Sherrit dhe përfundoi në rrjetë.

Në pjesën e dytë, Shqipëria tentoi të bënte diçka më shumë, por u ndëshkua sërish me një gol nga goditja e dënimit nga Walta, ku sërish Sherri mund të kishte bërë më shumë.

Shqipëria rikthehet të martën në shtëpi, ku pret San Marinon, për ndeshjen e katërt të grupit 1 në Ligën C. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos