Për një vend në gjysmëfinalet e Nations League, por edhe për Kupën e Botës. Italia kërkon mrekullinë në Gjermani, në sfidën historike ndërmjet dy gjigandëve kontinentalë.
Të kaltërit nisen nga humbja 2-1 e ndeshjes së parë. Për të siguruar kalimin më tej, skuadrës së Spallettit i nevojitet fitore me dy gola diferencë. Përveç disavantazhit, italianët duhet të luajnë edhe kundër “murit të verdhë” në Dortmund.
Në lojë janë prestigji dhe synimi për të luftuar për trofeun e Nations League, por edhe të evitohet Norvegjia e Haaland në kualifikueset e Botërorit 2026. Një skenar që kërkohet të evitohet: nordikët janë paraqitur mjaft mirë dhe kanë uri për suksese, duke qenë se mungojnë në Kupën e Botës dhe Evropian prej Euro 2000, kur fituan edhe trofeun e fundit ndërkombëtar.
Në ndeshjet e tjera, Spanja niset e favorizuar nga barazimi 2-2 në duelin e parë me Holandën. Përmbysje kërkojnë edhe Franca dhe Portugalia. Gjelat u mposhtën në mënyrë të befasishme 2-0 në Kroaci, teksa luzitanët nisen nga humbja 1-0 në Danimarkë. (A2 Televizion)
Nations League, Italia kërkon përmbysjen me Gjermaninë, Franca e Portugalia nisen nga humbjet
