Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Italia "paralizon" sportin

Nga A2 CNN
21 Prill 2025, 12:01 | Futboll

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Italia "paralizon" sportin

Papa Françesku ndërroi jetë sot dhe në Itali nuk do të zhvillohet asnjë ndeshje futbolli që ishte parashikuar për sot, mes të cilave edhe 4 ndeshje të Serisë A.

Torino-Udinese, Cagliari-Fiorentina, Genoa-Lazio dhe Parma-Juventus janë shtyrë për një datë tjetër, që mbetet për t'u caktuar.

Edhe Seria B ka shtyrë të gjithë javën e 34-t që ishte parashikuar për sot. 

Ndërkohë, janë shtyrë edhe ndeshjet e kampionateve të të rinjve.

Sa i përket ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Italisë (Inter-Milan dhe Bologna-Empoli), të programuara respektivisht të mërkurën dhe të enjten, do të luhen rregullisht.

Edhe Komiteti Olimpik Italian ka vendosur të anulojë çdo aktivitet sportiv të parashikuar për ditën e sotme.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos