Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare e Futbollit do të përballet me atë serbe në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë.
Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj super-sfide. Si Sylvinho, ashtu edhe Stojkovic kanë vendosur për titullarët, teksa nga minuta e parë luajnë më të mirët e të dyja skuadrave, shkruan A2 CNN.
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Broja, Manaj.
SERBIA: Petrovic, Pavlovic, Milenkovic, Erakovic, Lukic, Maksimovic, Zivkovic, Terzic, Samardzic, Mitrovic, Vlahovic.
Nga ana tjetër, tifozët e Kombëtares shqiptare, të ardhur edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, e kanë ‘veshur’ kryeqytetin me ngjyrat kuqezi.
(A2 Televizion)