Zyrtarët e VLEN të kthyer në kufi, Berisha motivon ngjarjen me protestën, qeveria dhe policia mohojnë

Nga A2 CNN
9 Korrik 2026, 16:47 | Politikë

Sali Berisha dënoi në konferencën për mediet ndalimin në doganën e Qafë Thanës të disa zyrtarëve të partisë Vlen, në Maqedoninë e Veriut, që sipas tij njihen si mbështetës të protestës.

Paralelisht me Berishën përballë medieve ishte dhe ministrja Pirdeni, e cila në emër të qeverisë mohoi që ndalimi i tyre të ketë lidhje me protestën.

Kreu i Policisë dha detaje shtesë mbi ngjarjen në pikën doganoretë Qafë Thanës, ku tha se nga katër udhëtarë një kishte probleme në sistemin TIMS, dhe 3 të tjerët kanë zgjedhur të mos vazhdojnë udhëtimin.

Skënder Hita e cilësoi rutinë policore çfarë ndodhi në doganën e Qafë Thanës, siç ndodh me shumë të tjerë që nuk lejohen të kalojnë kufirin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos