Partizani prezanton trajnerin serb: Objektivi i vetëm është titulli

Nga A2 CNN
6 Gusht 2025, 23:16 | Futboll

Partizani prezanton trajnerin serb: Objektivi i vetëm është

Partizani ka prezantuar të mërkurën trajnerin e ri, Mladen Milinkoviç, i cili bëri të qartë se ka ardhur me objektivin për të luftuar për titullin kampion me të kuqtë.

“Dua të falënderoj presidentin për mundësinë që të punoj në një klub kaq të madh siç është Partizani. Unë kthehem pas 8 vitesh në Shqipëri, eksperienca në dy klubet e para ishte shumë e mirë. Gjithashtu besoj se njerëzit në klubet ku isha trajner më parë ishin shumë të kënaqur dhe besoj se mund të bëj tifozët në gjithë Shqipërinë të jenë të lumtur në fund të sezonit. Padyshim kur punon në një klub të madh objektivi i vetëm është titulli. Kjo është arsyeja pse vendosa ta pranoja këtë ofertë se në 4 vitet e fundit kisha mundësinë të punoja në klubin më të mirë në Malin e Zi dhe të fitoja dy herë titullin, një herë Kupën, kishim një vit shumë të mirë në Europë. Mendoj se kjo është arsyeja pse njerëzit që vendosin në klub më zgjodhën mua", tha trajneri serb, shkruan A2.

"Merkato? Është dita e parë, duhet të shohim ata që kemi fillimisht. Lojtarët që janë këtu e meritojnë dhe kanë cilësi, padyshim. Dua të filloj punën me ta dhe të shohim. Padyshim është e nevojshme merkatoja, por do të bëjmë gjithçka bashkë me drejtorin. Nuk jem personi që bën premtime të mëdha. Por unë mund t’ju premtoj që do të mundohem të ndërtoj një ekip që do të luftojë çdo ndeshje dhe të luftojë 90 minuta për objektivin tonë. Padyshim kur je te Partizani, kjo është të marrësh tre pikët në çdo ndeshje", shtoi Milinkoviç.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos