Përplasje për qendrën historike të Shkodrës, intelektualët denoncojnë ndërtimet, bashkia i cilëson shpifje

Nga Senad Nikshiqi
21 Dhjetor 2025, 14:09 | Kulturë

Arkitektë, inxhinierë dhe intelektualë shkodranë janë bërë bashkë në një takim duke kundërshtuar atë që e quajnë "shkatërrim të identitetit të qytetit". Organizatorët e këtij takimi, arkitekti Zef Çuni dhe inxhinierja Zenepe Dibra, pretendojnë se planet e fundit urbanistike lejojnë ndërtime deri në 9 kate brenda zonës historike.

“Ky plan është shkatërrimtar për qytetin. Duhet të ndalet menjëherë dëmtimi i paligjshëm i trashëgimisë sonë”, Dibra, përcjell A2 CNN.

Bashkia i ka cilësuar këto pretendime si të pavërteta. Sipas institucionit, dokumenti i dërguar për shqyrtim në AKPT parashikon një lartësi maksimale prej vetëm 3 katesh dhe jo 9 siç pretendohet.

Bashkia akuzon më tej arkitektin Zef Çuni  se ai ka dorëzuar 48 aplikime për leje ndërtimi që nga viti 2021, ku pjesa dërrmuese janë refuzuar për mospërputhje me ligjin. Sipas bashkisë, arkitekti po përdor standarde të dyfishta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos