Partizani shkarkon trajnerin pas humbjes 2-3 nga Bylisi

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2025, 21:52 | Futboll

Partizani shkarkon trajnerin pas humbjes 2-3 nga Bylisi

Klubi i Futbollit Partizani ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Aleksandar Veselinović për shkak të rezultateve të dobëta. Ky vendim është marrë pas humbjes 2-3 ndaj Bylisit dhe bazohet në performancat e papranueshme të ekipit në ndeshjet e fundit, si dhe në mungesën e lojës dhe karakterit që ka shprehur skuadra në fushën e blertë.

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi i ka uruar trajnerit Veselinović suksese në karrierën e tij të ardhshme.

“Klubi i Futbollit Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Aleksandar Veselinović për shkak të rezultateve të dobëta. Vendimi i marrë pas humbjes së sotme, bazohet tek rezultatet e papranueshme të kohëve të fundit, dhe mbi të gjitha në mungesën e lojës dhe karakterit  që duket të shprehi ekipi i Partizanit në fushën e blertë.

Trajnerit Veselinovic i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme.

Duke filluar nga dita e nesërme, ekipi do të nis përgatitjet me përqëndrim maksimal për të luftuar deri në fund si në Kupë edhe në Kampionat dhe për ta kthyer PARTIZANIN ATY KU I TAKON… P.M.T.P”, njofton klubi i Partizanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos