Pas fitores me Venezuelën, Italia regjistroi një tjetër sukses në miqësoret në prag të Euro 2024. Ekipi i Luciano Spalletit mundi me rezultatin 2-0 Ekuadorin në testin miqësor të zhvilluar “Red Bull Arena” të Nju Jorkut.
Të kaltrit dominuan sfidën dhe zhbllokuan rezultatin me një perlë nga Pelegrini që në minutën e tretë të sfidës.
Edhe Ekuadori provoi të bënte diçka por goditjet ishin shumë larg portës. Nga ana tjetër, Italia e kërkoi me ngul golin e dytë dhe e gjeti atë vetëm në minutën e 94 me Barelën.
Një test i mirë ky për trajnerin Spalleti që merr sinjale pozitive nga skuadra kur kanë mbetur më pak se tre muaj nga nisja e Europianit në Gjermani.
Kujtojmë se Italia nis rrugëtimin kundër Shqipërisë dhe më pas përballet me Spanjën e Kroacinë. (A2 Televizion)