Bileta e fundit në Euro 2024 do të caktohet nga Liga C. Gjeorgjia dhe Greqia premtojnë betejë në finale. Gjatë rrugëtimit të tyre ato u kualifikuan në gjysmëfinale dhe tashmë synojnë vendin në aktivitetin në Gjermani.
Gjeorgjia mposhti Luksemburgun, ndërsa Greqia fitoi përballë Kazakistanit. Ndryshimi i madh nga ato ndeshje është fakti se te gjeorgjianët rikthehet në fushë, pas pezullimit ylli i ekipit, Kvaratshkelia. Nëse helenët janë mësuar me eventet madhore, ku kanë qenë kampionë të Europës në vitin 2004, Gjeorgjia ka shansin e madh që për herë të parë në histori të kualifikohet në eventin më të rëndësishëm kontinental.
Skuadra që fiton do të luajë në Grupin F të Euro 2024, ku do të ketë si kundërshtarë Portugalinë, Turqinë dhe Republikën Çeke. (A2 Televizion)