Sulmuesi 24-vjeçar humb jetën në seancën stërvitore, zbulohen shkaqet

Nga A2 CNN
25 Mars 2024, 17:21 | Futboll

Sulmuesi 24-vjeçar humb jetën në seancën stërvitore,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolivi. Sulmuesi 24 vjeç Denis Beltrán, ka humbur jetën pas një një ataku në zemër.

Sipas atyre që raportojnë mediat vendase, sulmuesi kolumbian ra pa ndjenja gjatë seancës stërvitore me ekipin e tij, Real Santa Cruz, skuadër në divizionin e parë bolivian.

Pavarësisht reagimit të shpejt të mjekëve , 24 vjeçari u nda nga jeta  rrugës për në spital. “Ai kurrë nuk kishte shfaqur probleme të tilla, po stërvitej normalisht dhe u rrëzua” tha mes të tjerash kapiteni i skuadrës Adolfo Galvarro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos