Duelet e mëdha, finalet e parakohshme dhe emocionet nuk kanë munguar. Megjithatë, Champions League ka hyrë tani në fazën e nxehtë. Prej çerekfinaleve ka sfida të mëdha, ku gjigandët europianë do të provojnë të dominojnë.
Bajerni ka në rrugën e tij Interin. Dueli që rikthen në kujtesë finalen e vitit 2010 duket më i hapur se asnjëherë, me të dy skuadrat që përpos kualitetit të padiskutueshëm, kanë shfaqur edhe luhatje në ecuri. Nga injëjti krah Barcelona sfidon Borusian e Dortmundit për një vend në gjysmëfinale.
Në anën tjetër të grafikës, Arsenali sfidon pretendentët e Real Madrid, teksa më i lehtë duket rrugëtimi i Paris Saint Zhermen përballë Aston Vilës.
Ndeshjet e para cerekfinale do të luhen në datat 8 dhe 9prill, me Arsenalin, Bajernin, PSG dhe Barcelonën që janë ekipe pritëse. Takimet e kthimit janë përcaktuar të zhvillohen më 15 dhe 16 prill, për të vendosur katër ekipet gjysmëfinaliste.
Me arritjen deri në këtë fazë të eventit, kanë nisur edhe llogaritë, rreth shanseve që kanë skuadrat për të fituar trofeun. Real Madrid ështëkatapultuar menjëherë në vendin e parë me 24% mundësi për të triumfuar.
Ata ndiqen nga Barcelona me 18 dhe Paris Seint Zhermen me 17 për qind. Interi dhe Bajerni janë në kuotë të barabartë, me 13%, teksa pranë tyre ndodhet edhe Arsenali. Borusia Dortmund dhe Aston Villa cilësohen si skuadrat më të lehta të kësaj faze.
(A2 Televizion)
Rruga drejt finales së Champions, Real 24% shanse për të fituar, ndiqet nga Barça e PSG
