Sezoni i ri në futbollin shqiptar pritet të ketë ndryshime të mëdha nga ai çfarë kemi parë deri më tani. Formati Final 4 do të zbatohet sërish por këtë herë me disa propozime nga Federata shqiptare e futbollit.
Nuk do të ketë gjysmëfinale apo finale për të vendosur fituesin e kampionatit, por në përfundim të 36 javëve do të luhen 6 ndeshje në total.
Skuadrave do u përgjysmohen pikët dhe secili prej tyre do të ketë nga tri ndeshje. Kjo me qëllimin për të rritur më tepër rivalitetin dhe cilësinë në fazën përmbyllëse të kampionatit.
Edhe në sezonin 2025-2026 titulli kampion në Superiore dhe pjesëmarrja e skuadrave në Europë do të vendoset përmes skemës “Final 4” por për të zëvendësuar gjysmëfinalet dhe finalet do të luhen këto tre përballje mes ekipeve që e kanë mbyllur kampionatin mes 4 më të mirave.
Pikët në këtë fazë do të përgjysmohen dhe secila do të luajë me çdo ekip të top katërshes. Të gjitha sfidat do të luhen në Arnën Kombëtare në kryeqytet.
FSHF ende nuk e ka bërë publike këtë format, megjithatë burime pranë institucionit bëjmë me dije se kanë mbetur vetëm detajet finale që çdo gjë të zyrtarizohet. (A2 Televizion)