Chelsea shkruan historinë, mposht bindshëm PSG dhe fiton Botërorin e Klubeve

Nga A2 CNN
14 Korrik 2025, 07:51 | Futboll

Chelsea shkruan historinë, mposht bindshëm PSG dhe fiton

Mbrëmja e së dielës do të mbahet mend gjatë, pasi Chelsea u bë fituesja e parë e Botërorit të Klubeve.

Ekipi anglez mposhti 3-0 në finale francezët e PSG, duke u bërë gjithashtu skuadra e parë në histori që ka fituar çdo trofe të mundshëm të UEFA-s dhe FIFA-s.

Chelsea e siguroi fitoren që në pjesën e parë, falë magjive të Cole Palmer, i cili dy herë mposhti portierin Donnarumma dhe më pas dha asist për Joao Pedro, i cili vulosi shifrat 3-0 që në mbylljen e pjesës së parë.

Si asnjë ekip tjetër më parë, Chelsea ka arritur të fitojë Champions League, Europa League, Conference League, Kupën e Kupave, Superkupë e Evropës, Botërorin e Klubeve dhe Kupën Interkontinentale.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos