Akuzohet për drogë në Spanjë, kapet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2025, 08:39 | Kronikë

Akuzohet për drogë në Spanjë, kapet në Tiranë

Një 37-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi ndaj tij është dhënë një urdhërarresti ndërkombëtar nga Spanja, raporton A2 CNN.

Gjatë operacionit “Operacionalja 76”, u kap në Tiranë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gjergji Ceka, alias Gjergj Kola, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gykata e Malagës, Spanjë, me vendimin e datës 14.11.2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos