Në 5 ndeshje 10 gola, nuk ndalet magjia e Leo Messit, i dhuron fitoren Inter Miami

Nga A2 CNN
13 Korrik 2025, 10:12 | Futboll

Në 5 ndeshje 10 gola, nuk ndalet magjia e Leo Messit, i dhuron fitoren

Vitet kalojnë, por Lionel Messi nuk ndalet me klasin dhe spektaklin e tij në çdo ndeshje te Major League Soccer.  

Argjentinasi realizoi dygolëshin e pestë radhazi për t'i dhënë një tjetër fitore Inter Miamit. Skuadra e Messit mundi 2-1  Nashvile në ndeshjen e vlefshme për javën e 22 të kampionatit amerikan. 38-vjeçari ishte i papërmbajtshëm dhe  në minutën e 17-të realizoi nga goditja e dënimit. 

Në pjesën e dytë ishin miqtë barazuan në minutën e 49-të megjithatë për të rikthyer sërish avantazhin Messi që  shënoi golin e dytë dhe i dhuroi 3 pikë me vlere ekipit.

Ky ishte goli i 14-të në 15 ndeshje për Messin ndërsa ai ka dhuruar dhe gjashtë asistt. Ajo që vlen të përmendet është se në pesë sfidat e fundit, Messi ka shënuar 10 gola dhe 5 asist.

Pas kësaj fitoreje, Inter Miami shkon në kuotën e 38 pikëve dhe pozicionohet në vendin e pestë, 5 pikë larg kryesuesve të Philadelphia Union, por ekipi i Messit ka 3 ndeshje me pak për shkak të pjesmamarrjes në Botërorin e klubeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos