Protestë para FSHF-së, tifozët e revoltuar pasi nuk i lejuan simbolet e UÇK-së në stadium

Nga Dea Kozma
13 Qershor 2025, 15:45 | Futboll

Tifozë të kombëtares shqiptare, por edhe aktivistë dolën para Federatës Shqiptare të Futbollit dhe protestuan pasi kjo e fundit urdhëroi që asnjë simbol i UÇK-së, flamur apo fanellë, të mos lejohej në stadiumin "Arena Kombëtare" për ndeshjen kundër Serbisë.

Të gjithë tifozët që kishin marrë flamurin e Kosovës me vete apo fanellën dardane, nuk u lejuan në ndeshje dhe për ketë, ata shkuan në zyrat e FSHF-së në Tiranë dhe vendosën flamujt e UÇK-së jashtë institucionit, shkruan A2 CNN.

Edhe tensionet nuk munguan teksa disa prej tifozëve u përplasën me policinë dhe forcat e sigurisë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos