Tjetër gol për shqiptarin, Jasir Asani i papërmbajtshëm në ligën e kampionëve në Azi

Nga Dea Kozma
12 Tetor 2026, 23:40 | Futboll

Jasir Asani vazhdon të lërë gjurmë në Ligën e Kampioneve të Azisë! Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Esteghlalit, këtë herë në transfertën ndaj Al Gharafës.

Edhe pse nuk e nisi ndeshjen si titullar, Asanit iu deshën vetëm pak minuta për të bërë diferencën. I aktivizuar në minutën e 32-të, anësori shqiptar shënoi vetëm pesë minuta më vonë, në të 37-ën, me një goditje spektakolare me të majtën, duke e dërguar topin pranë shtyllës së largët.

Një tjetër gol i bukur për Asanin, i cili konfirmon formën e mirë në arenën aziatike. Ky ishte realizimi i tij i dytë në po aq ndeshje në fazën e grupeve të këtij kompeticioni, pasi kishte shënuar edhe në sfidën hapëse kundër Al Saddit.

Paraqitjet e sulmuesit marrin një vëmendje të veçantë edhe për faktin se ai nuk u përfshi në listën e Shqipërisë për ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve nga trajneri Rolando Maran.

Asani përgjigjet në fushë, me gola dhe spektakël, ndërsa vazhdon të jetë një nga emrat shqiptarë që po spikat në futbollin aziatik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos