Rikthehet Champions League, Inter përballet me Bayern në Mynih, Arsenal sfidon Real Madrid

Nga A2 CNN
8 Prill 2025, 16:41 | Futboll

Rikthehet Champions League, Inter përballet me Bayern në Mynih,

Champions League rikthehet këtë të martë në fushë me ndeshje që garantojnë spektakël dhe emocione të mëdha. Sot nis edhe faza çerekfinale e kompeticionit ku menjëherë do të kemi dy finale të parakohshme si të gjithë e kanë konsideruar.

Bayern Munich pret Interin në Alianz Arena ndërsa  Arsenal përballet me Real Madrid në Etihad Stadium.

Vëmendjen kryesore do ta jetë në Mynih aty ku Bayerni edhe pse ka një infermieri të mbushur . Trajneri Vincent Kompany bënë llogaritë pa disa nga yjet e skuadrës si Neuer, Upamecano, Davies e Musiala, ndërsa edhe sulmuesi Kane nuk është në formën e tij më të mirë.

Në anën tjetër dhe zikaltërit nuk do të jenë më skuadrën e plotë. Dumfries, Zilinskit e Taremit janë tre mungesa të sigurta ndërsa Asllani nuk do të jëtë për  shkak se është i skualifikuar. Lajmi i  mirë është rikthimi i Bastonit që është  rikuperuar pas dëmtimit në sfidën ndaj Parmës. 

Mjaft interesantë është ndërshja në Londër aty ku do të zbresin në fushë Arsenali dhe Real Madridi. Pas disfatës së fundit të madrilenëve ndaj Valencias, gjendja e spanjollëve nuk është më e mira.

Treshja e sulmit nuk pritet të ndryshojë te los blankos me Mbappe, Vinicius e Rodrigo. Ndërkohë te topçinjtë bëjnë llogaritë pa tre lojtarë të rëndësishëm si Havertz, Gabriel Jesus e Sterling. 

Të dyja takimet do të luhen sot duke nisur prej orës 21:00.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos