Tirana fiton bindshëm derbin ndaj Partizanit dhe shton shpresat për mbijetesë

Nga A2 CNN
7 Prill 2025, 21:55 | Futboll

Tirana ka marrë 3 pikë të arta me një fitore të jashtëzakonshme në derbi ndaj Partizanit të cilin e fitoi 3-0.

Që prej vitit 2020, asnjë nga këto dy ekipe nuk kishte mundur të realizonte 3 gola në derbin e kryeqytetit. Jarmouni ishte heroi bardheblu me dy gola, ndërsa rezultati u vulos në pjesën e dytë me penallti nga Ernest.

Me këtë fitore, Tirana shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e tetë duke rritur shpresat për mbijetesë. Në anën tjetër, Partizani komplikon ndjeshëm vendin e katërt teksa do të ketë edhe një përballje direkte me Elbasanin në javën e fundit në kampionat, pikërisht me skuadrën që e rivalizon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos