Ish-presidenti i Bayernit dhe një nga figurat më të mëdha të futbollit gjerman, Karl-Heinz Rummenigge, ka kritikuar ashpër çmimet marramendëse të merkatos evropiane, duke e marrë shembull transferimin e sulmuesit gjerman Nick Woltemade te Newcastle United.
Bavarezët kishin shfaqur interes këtë verë për 22-vjeçarin, por sipas Rummenigge, kërkesat e Stuttgartit ishin “krejtësisht joreale”. Në fund, Newcastle pranoi të paguante plot 75 milionë euro për kartonin e tij, një shumë që legjenda gjermane e cilësoi të tepruar.
“Jemi duke hyrë në dimensione të papranueshme. Nuk duhet t’i përmbushim çdo kërkesë. Përshëndes Stuttgartin që gjeti një idiot që pranoi të paguante kaq shumë për Woltemade”, deklaroi ai. (A2 Televizion)