Arsenal fiton me Newcastle dhe mbetet në ndjekje të Liverpool

Nga A2 CNN
29 Shtator 2025, 10:50 | Futboll

Arsenal fiton me Newcastle dhe mbetet në ndjekje të Liverpool

Arsenali fitoi 2-1 ndaj Newcastle në transfertë në një takim që solli shumë polemika. Në pjesën e parë, topçinjtë pretenduan për një penallti, por për gjyqtarin, pas rishikimit dhe me sistemin VAR, çdo gjë ishte e rregullt.

Në anën tjetër, vendasit kaluan në avantazh me Woltemade që goditi me kokë dhe shpërtheu festën në stadium.

Megjithatë në pjesën e dytë, Topcinjtë ndryshuan gjithçka.

Merinio dhe Gabriel Jesus në minutën e 96 ''pllakosën'' heshtjen në stadium. Me këtë fitore, Arsenal shkon në kuotën e 13 pikëve në vendin e dytë, 2 më pak se Liverpool-i kryesues.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos